...
HomeKRYESOREAsllan Gjyrezi, sot ditëlindja e kampionit të parë të Vllaznisë në basketboll

Asllan Gjyrezi, sot ditëlindja e kampionit të parë të Vllaznisë në basketboll

Vllaznia e basketbollit të meshkujve sivjet po pret rifillimin e kampionatit për të synuar fitimin e titullit të dhjetë kampion në historinë e saj. Historia e suksese të këtij ekipi ka nisur në sezonin 1966-67 kur u fitua titulli i parë kampion dhe sot do të ndalemi pikërisht tek njëri prej protagonistëve të atij suksesi: Asllan Gjyrezi. Kjo ngaqë ish- basketbollisti i njohur so feston 76 vjetorin e tij të lindjes.

Ka lindur në Shkodër më 8 prill 1944 dhe do të bashkohej që në rininë e tij me sportin e basketbollit duke rënë menjëherë në sy për talentin e tij.

Gjyrezi do të ishte pjesë e ekipit që do të siguronte titullin e parë kampion për Vllazninë, pikërisht në sezonin 1966-67 duke luajtur përkrah emrave të tillë si Renato Radoja, Luan Shatku, Nikolin Pali, Petrit Osmani, Agim Lahi, Zyhdi Çoba, Nikolin Kovaçi, Vladimir Gjurba e Roland Koka dhe nën drejtimin e trajnerit Esat Haxhi.

Po ashtu, në ato vite do të fitonte edhe tre kupa të Republikës me këtë ekip në vitet 1966, 1967 dhe 1968. Dhe kontributi i Gjyrezit do të ishte i dukshëm në këto suksese. Ai ka qenë titullar i padiskutueshëm në pesëshën e parë, ka luajtur në rolin e lojtarit anësor, i fortë në lojën në tabelë dhe i saktë në gjuajtje.

Pas lënies së sportit, Asllan Gjyrezi për shumë vite ka punuar si trajner moshash duke kontribuar në nxjerrjen e shumë lojtarëve cilësorë për basketbollin shkodran dhe atë shqiptar.

Gazeta “Shkodra Sport” me rastin e 76 vjetorit të lindjes i uron Asllan Gjyrezit edhe 100 vite të tjera të lumtura!
Gjergj KOLA

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.