Jane mbyllur pjeset e para te ndeshjeve te kampionatit te 19 vjeçareve dhe Vllaznia udheheq 1-0 ne Laç ndaj skuadres vendase. Takimi ne mes ketyre dy ekipeve ka nisur me gol per kuqeblute.

Qe ne minuten e 7-te ka qene mesfushori- sulmues Samuel Asllani ai qe ka kaluar ne avantazh kuqeblute me golin qe ka shenuar. Me pas, pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve, nuk ka patur gol tjeter dhe kesisoj ky 45 minutesh eshte mbyllur me epersine e ngushte te ekipit shkodran.

Sakaq, ekipi tjeter shkodran qe merr pjese ne kete kampionat, ai i AAS eshte mundur ne kete 45 minutesh ne kryeqytet nga Tirana me shifrat 1-3.

Ne fakt, kane qene shkodranet e trajnerit Lika qe kane kaluar te paret ne avantazh me ane te Mullajt ne minuten e 15-te por me pas bardheblute kane shenuar tre here me te njejtin autor: Gjumsin.

Kjo nuk do te thote se AAS U19 do te heqe dore nga pretendimi per te marre pike ne kete takim dhe kjo do te reflektohet edhe ne fushen e lojes ne pjesen e dyte. Nga ana tjeter, Vllaznia U19 padiskutim qe do ta ruaje avantazhin ndaj Laçit dhe do te tentoje madje edhe ta thelloje ate per ta patur edhe me te sigurte fitoren.
www.shkodrasport.com