Friday, March 27, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREAtletico Madrid arrin akordin me Simeonen, bashkëpunim edhe në 2026-27

Atletico Madrid arrin akordin me Simeonen, bashkëpunim edhe në 2026-27

Diego Pablo Simeone do të vazhdojë të jetë në pankinën e Atletico Madrid. Trajneri argjentinas ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit madrilen për të vazhduar bashkëpunimin ne Los Colchoneros edhe për sezonin 2026/27.

Në javët e fundit e sidomos në ditët e fundit u spekulua me mundësinë e largimit të Simeones nga Atletico Madrid në fund të sezonit, por në fakt asgjë nuk rezultoi të ishte e vërtetë. As Simeone dhe as Atletico nuk do të ekzekutojnë klauzolën që e lironte trajnerin nga çdo detyrim me klubin sezonin e ardhshëm dhe kështu që argjentinasi do të vazhdojë të ulet në pankinën e Atletico.

Ndërkaq, Simeone është i fokusuar te përballja e trefishtë me Barcelonën dhe te finalja e Kupës së Mbretit, trofe të cilën do të kërkojë ta fitojë sic bëri në 2013 kur mposhti Realin e Madridit. Që nga momenti kur mori drejtimin e Atletico Madrid, Diego Pablo Simeone ka fituar 2 tituj në La Liga, 1 Kupë Mbreti, 1 Superkupë të Spanjës, 2 Europa League dhe 2 Superkupa Evrope.

Në total Simeone e ka drejtuar Atletico Madrid në 786 ndeshje me një bilanc prej 465 fitore, 170 barazime dhe 151 humbje. Me të në pankinë Atletico Madrid ka pësuar një ndryshim radikal. Me përjashtim të  sezonit të tij të parë me Los Colchoneros që e mbyllën kampionatin në vendin e pestë, Atletico me trajnerin Simeone gjithnjë ka qenë në zonën Champions në La Liga

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments