Ka qene i pranishem pasditen e djeshme ne stadiumin e Rrogozhines per te ndjekur ndeshjen Kukesi- Vllaznia dhe ashtu si çdo shkodran tjeter, edhe Auron Miloti ka dale i zhgenjyer nga stadiumi.

Ish- sulmuesi i njohur i skuadres shkodrane ka dhene edhe mendimin e tij ne lidhje me kete ndeshje, teksa eshte shprehur ne kete menyre:

“Pjesa e dyte e ndeshjes ne Rrogozhine ishte nje enderr e keqe per Vllaznine. Ne pjesen e pare te dy ekipet ishin thuajse te barabarta, si Kukesi edhe Vllaznia.

Shkodranet kishin hyre ne fushe per ta fituar ndeshjen, luajti me kater sulmuesa dhe rastet ne fakt i kishte. Ishin dy raste shume te pastra te Aralices dhe Da Silves. Por pas eurogolit te Kukesit, Vllaznia sikur u shua”.

Nderkohe ish- sulmuesi i Vllaznise ka folur edhe per çeshtjen e trajnerit Brdariç, per te cilin ka thene: “Duhet te them se eshte shans per Vllaznine qe e kemi kete trajner. Ai eshte pershtatur shume mire me mentalitetin e shqiptarit, por edhe te shkodranit. Po ben nje pune te shkelqyer te Vllaznia”./SHKODRA-SPORT.COM/