Auron Miloti, ish-futbollisti i Vllaznisë dhe ekipit tonë përfaqësues që sot aktualisht banon jashtë Shqipërisë, ka folur për ekipin e Vllaznisë. Ai ka vlerësuar atë situatë në të cilën po kalon Vllaznia dhe është shprehur tejet optimist se skuadra shkodrane ka forca për t’u rikthyer tek titulli këtë sezon.
Sipas tij Vllaznia është një nga më të mirat e këtyre viteve të fundit. Për të tekniku Brdaricc është ccelësi i suksesit. Teksa kësaj arritja e titullit kampion nuk mund të quhet një gjë e pa mundur.
-Si ju duket kjo skuadra e sotme. Shikohet një Vllazni ndryshe?
Po është një Vllazni krej ndryshe një ekipi që mund ta vlersoj me skuadrën e viteve 1990-2000. Një Vllaznia që luan shumë bukur dhe një skuadër që të jep shumë emocione. Një meritë kjo e komplet stafit dhe sidomos stafit drejtues të ekipit.
-Ju jeni jashtë Shqipërisë. Sa e keni ndjekur këtë ekip?
Unë e kam ndjekur në të gjithë takimet e këtij sezoni. Kemi zhvilluar një futboll të bukur dhe kompakt një lojë sulmuese por edhe mbrojtëse. Një skuadër me të gjithë komponentët e duhur.
-E keni ndjekur edhe më përpara?
Po, e kam ndjekur edhe më përpara, por loja që po shfaq tani është krejt ndryshe nga ajo që kam shikuar në të shkuarën.
– Çfarë ka ndryshuar?
Tani shikoj një futboll tërësisht shkodran. Siç luanim ne dhe siç e kërkojnë shkodranët. Me dëshirën për të luajtur futboll. Por shikoj edhe grintën dhe edukatën gjermane. Të luash futboll dhe të kërkosh deri në fund.
– Pra një meritë e trajnerit…
Pa diskutim që po. Kjo është një meritë e padiskutueshme e trajnerit dhe e stafit teknik. E të gjithëve që sot po drejtojnë këtë klub.
– Çfarë i duhet më shumë kësaj skuadre?
Unë nuk mund të them se i mungon gjë këtij ekipi. Që nga porta deri tek sulmuesi i fundit në çdo repart kjo skuadër më duket e kompletuar. Mua më pëlqejnë që të gjithë, çdo repart më duket i plotë dhe nuk mund të them se është i dobët. Që të gjithë janë harmonikë në këtë skuadër deri tani.
– Krahasuar me Vllazninë tuaj, çfarë është ndryshe?
Koha është ndryshe. Ishe kohë tjetër. Ishim te gjithë shkodranë që kishim luajtur pothuajse gjithë jetë bashkë. Ndërsa sot është një ekip që ka afruar apo blerë afro 16 lojtarë dhe është e vështirë ta bësh në këtë format. Por Vllaznia është një ekip dhe ka bërë gjithçka ndryshe dhe më të mirën.
– Miloti e shikon Vllazninë pretendente për kampion?
Jo vetëm pretendente, por jam i bindur se mundësitë janë. Por rruga drejt titullit ka shumë kthesa, por me këtë lojë që është deri tani jam i bindur se është pretendente për titull.