Takimi i parë i raundit të tretë të Konferencë Ligës mes Laçit dhe Anderlehtit do të luhet sot në orën 19:00 në “Elbasan Arena”.

LAÇI- Të gjithë dashamirësit e futbollist shqiptar, që nuk do të jenë të pranishëm në stadium, kanë mundësi që ndeshjen ta ndjekin në “RTSH” dhe platformën “SuperSport” që do ta transmetojnë drejtpërdrejt sfidën nga Elbasani.

Takimi do të zhvillohet në temperatura të larta, pasi në orarin e startit termometri parashikohet të tregojë 30 gradë celsius.

TEUTA-Kompanitë e basteve në Europë i japin një avantazh të madh Shamrok Roversit për të fituar ndeshjen e sotme ndaj Teutës.

Koeficienti për triumfin e irlandezëve varion nga 1.60 deri në 1.70. Nga ana tjetër, një barazim kuotohet më së shumti me 3.90. Ndërsa fitorja e Teutës në Irlandë ka koeficientin e lartë, 5. Tifozët në Shqipëri do të kenë mundësi ta ndjekin ndeshjen në kanalin “RTSH Sport” dhe platformën “SuperSport”.