Ballkani i drejtuar nga Bledi Shkëmbi ka regjistruar sot një humbje të papritur përballë Drenicës, duke lëshuar kreun e renditjes në kampionatin kosovar të futbollit. Skuadra e cila kishte arritur më në fund të kthehej në kreun e renditjes në javën e kaluar, tashmë e sheh veten përsëri në vendin e tretë.

Uka shënoi për vendasit e Drenicës në minutën e 20 ndërsa Denison shënoi golin e dytë në fillimin e pjesës së dytë.

Goli i Zekës shërbeu vetëm si ngushëllim, pasi pavarësisht tentativave në minutat e fundit, Ballkani nuk ia doli që të shënonte përsëri që të merrte të paktën 1 pikë.

Nga kjo ndalesë përfitoi Prishtina, e cila mundi 3-1 Llapin, në një sfidë që e kontrolloi që në start. Mankenda, Bekteshi dhe Oto Xhon shënuan për kryeqytetasit, ndërsa Aliu realizoi golin e vetëm të Llapit. /vipsport/