Ne barazim 1-1 eshte mbyllur ndeshja miqesore ne mes Teutes dhe Vllaznise zhvilluar pasditen e sotme ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit. Dy ekipet kane shenuar nga nje gol ne fundin e seciles pjese loje duke bere qe gjithçka te mbyllet ne shifrat e barabarta.

Nje pjese e pare jo shume e mire per kuqeblute te cilet megjithate kane patur nje shans shume te mire per te kaluar ne avantazh ne minuten e 30-te me ane te Balajt, i cili mori nje asist te shkelqyer nga Mala, por perballe portierit Dema nuk ka arritur dot te shenoje.

Ate qe se beri sulmuesi shkodran, e ka bere Peposhi per durrsaket qe perfitoi nga nje hezitim i mbrojtjes se Vllaznise dhe e kaloi Teuten ne avantazh ne fundin e pjeses se pare.

Ne te dyten Vllaznia e rriti lojen e saj, fale edhe aktivizimit te futbollisteve Alivoda, Çoba, Spahija etj dhe do te ishte pikerisht ky i fundit qe kater minuta para vershellimes perfundimtare te arbitrit Lata do te shenonte golin e barazimit duke bere qe gjithçka te mbyllet ne shifrat e barabarta 1-1. Topi i goditur me koke prej tij, eshte devijuar edhe nga nje mbrojtes durrsak dhe ka perfunduar ne rrjete.


TEUTA-VLLAZNIA 1-1

Golat: ’41 Peposhi/ ’86 Spahija

Teuta
Dema, Kruja, Qaqi, Jazxhi, Kotobelli, Beqja, Peposhi, Gjumsi, L.Vila, Fili, Daci. Trajner:Diego Longo


Vllaznia
Mehidri, Smajli, Juriç, Ceshmedjev, Mala, Boshnjaku, Sala, Krymi, Dodev, Gruda, Balaj. Trajner: Migen Memelli

Gjyqtarë
Florjan Lata,Heraj Lisaku,Mateo Syziu