Bylisi nuk arriti më shumë se barazimi në transfertë ndaj Luftëtarit. Në prononcimin pas ndeshjes, për emisionin “Gol pas Goli”, trajneri Dovedan u shpreh i zhgënjyer duke deklaruar:
“Kemi probleme shumë. Problemi më i madh është se nuk po gjejmë lojtarin që të shënojë. Kemi pasur 3 raste në pjesën e parë. Nuk shënuam, më pas pësuam një gol. Nuk di çfarë të them.
Fillimi i fazës së dytë, ato 4 ndeshjet e para ku nuk morëm pikët që donim për shumë arsye, kjo ka bërë që ekipi të kaloj një ngërcc nga ana psikologjike.
Hidi ka kaluar një mini-krizë. Kam dashur ta ndihmojë duke e lënë pushim. Bicaj ka pasur problemën me gjurin. E lashë jashtë, sepse ashtu e pashë të arsyeshme.
Lojtarët kanë ardhur që të na ndihmojnë, por nuk janë në pritshëmitë e duhura. Puna e ambientimit është e vështirë. Deri në këto momente nuk është se na kanë ndihmuar shumë. Shpresoj ta bëjnë në pjesën e mbetur të kampionatit.
Vuajmë shumë me ekipet që kemi poshtë vete. Vuajmë shumë kur ekipet e vogla na mbyllen. Me ekipet e mëdha, përfitojmë nga gabimet e kundërshtarëve. Kemi marrë shumë pikë me ekipet e mëdha. Me ekipet e vogla e kemi shumë të vështirë, na mbyllen mbrapa”, u shpreh Dovedan.