Jyrgen Klop është i pakënaqur me pjesën e parë të Liverpulit të tij. “Ndoshta ishte më pak se mesatare. Ishim shumë pasivë me dhe pa top dhe e dërgonim topin drejt e në duart e Sitit.
Ishte pjesa e parë më e dobët që kemi luajtur kundër tyre. Isha më shumë se i kënaqur kur dëgjova vërshëllimën e pjesës së parë, sepse duhet të korrigjonim shumë gjëra dhe e bëmë”, tha trajneri gjerman pas barazimit.
Pjesa e dytë ishte krejtësisht e ndryshme. Nëse do të kishim luajtur si në 45 minutat e dyta do të më kishte pëlqyer të fitonim, por me atë pjesë të parë jam i lumtur me një pikë”, shtoi tekniku që për protestat e Guardiolës për kartonin e dytë të verdhë të Milnerit tha:
“Pep u nxeh pak për atë ndërhyrje. Nuk e pashë, por pashë reagimin e Guardiolës”.