Juventusi do të udhëtojë të dielën (nesër) në Barcelonë, për të luajtur për trofeun “Gamper” dhe ndoshta në kthim do të ketë një pasagjer më shumë në avion.

Ai do të jetë Miralem Pjaniç, ish-fantazisti boshnjak të cilin katalanasit kanë rënë dje dakord me bardhezinjtë për një huazim dyvjeçar falas, por me kushtin që të jenë italianët që të marrin përsipër pagën e futbollistit.

Në Katalonjë, Pjaniçi fiton 8 milionë euro neto në sezon dhe Barça vetëm për të kursyer këtë shifër për dy sezone, plus taksat, i ka lënë dorë të lirë Juves që të mbyllë akordin, ndonëse tani janë torinezët që i kanë kërkuar boshnjakut që të përgjysmojë pagën, për të bërë të mundur rikthimin.