HomeKRYESOREBarcelona dhe Juventus japin ‘besën’, projektohet shkëmbimi i bujshëm

Barcelona dhe Juventus japin ‘besën’, projektohet shkëmbimi i bujshëm

Juventus dhe Barcelona do ndalin për një çast rivalitetin në Europë për të menduar për shkëmbimin e radhës. Dy gjigantët e Europës po ideojnë shkëmbimin e Emre Can dhe Ivan Rakitiç.

Turku me passaportë gjemane nuk po gjen hapsirat e duhura te Juventus, me Sarrin që e ka jashtë planeve të tij. Minutat e pakta këtë edicion dhe lënia jashtë listës “Champions”, shtyjnë  largimin e Can.

Ivan Rakitiç është lojtari më i përfolur te Barcelona për një largim të mundshëm. Pasi u përfol gjatë verës se ishte pranë Inter, me Conten që e dëshironte me ngulm; një shkëmbim me Emre Can do të ishte i mirëpritur prej tij.

Kroati nuk është më titullar absolut në Katalonjë dhe Barcelona po mendon të freskojë repartin e mesfushës. Janari mund të jetë deëiziv për një lëvizje të tillë./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments