Vitor Roke është zyrtarisht futbollisti më i ri i Barcelonës.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi katalanas pas arritjes së akordit disa ditë më parë.
Ai i kushtoi Barcelonës plot 40 milionë euro të cilat do të shkojnë në arkat e Atletiko Paranaense.
18-vjeçari brazilian është prezantuar me anë të një video ku shfaqet një tigër, pasi ky është pseudonimi që ai ka marrë në Brazil.