Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBarcelona rikthen në shtëpi lojtarin, transferim i lirë nga Siti

Barcelona rikthen në shtëpi lojtarin, transferim i lirë nga Siti

Barcelona ka konfirmuar transferimin e dytë me kosto zero nga klubi i Mançester Sitit. Pas Serxhio Agueros, do të jetë Erik Garsia ai që do të veshë fanellën e blaugranave.

fakt, mbrojtësi ka dalë nga akademia e spanjollëve dhe tashmë ka ardhur momenti që të rikthehet në shtëpi. Sakaq, Garsia ka firmosur një kontratë deri në fundin e sezonit 2025-2026, ndërsa ka një klauzolë prej 344 milionë paund.

Ndërkohë, pasdite, Garsia do të bëjë edhe prezantimin zyrtar me fanellën katalanase të veshur.

Tashmë, 20-vjeçari do të luftojë për një vend titullari në prapavijën e Kuman, së bashku me emra si Umtiti, Pike apo edhe Lengle. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments