Erik Garsia ka firmosur kontratën e re me Barcelonën. Mbrojtësit i përfundonte pas këtij sezoni, por me klubin ka arritur marrëveshje për kontratën deri në vitin 2031.
24-vjeçari i përfaqësueses së Spanjës është bërë mjaft i rëndësishëm për ekipin e Flik. Për këtë edhe klubi katalanas e shpërbleu.
Garsia më parë ka shërbyer po ashtu si huazim te Zhirona. Nga vera e vitit të kaluar u rikthye.
Eksperiencën e vetme ndërkohë jashtë Spanjës e regjistronte me Mançester Sitin. Te katalanasit numëron plot 135 paraqitje në total.















