Në fillim të këtij sezoni, Selta Vigo vendosi të transferojë në huazim Rafinjan nga Barcelona me të drejtën e blerjes për 16 milionë euro. Fundi i sezonit erdhi dhe Selta duhet të aktivizojë klauzolën e blerjes.
Megjithëse e duan, ata nuk janë gati të paguajnë shifrën e plotë të paracaktuar për Rafinjan, por ofrojnë 10 milionë euro, propozim, që është refuzuar kategorikisht nga Barcelona.
Mesfushori brazilian do të kthehet te katalanasit dhe mediet spanjolle e lidhin atë me një kalim te Interi, ku ka luajtur dhe ka shkëlqyer më parë.
Barcelona dëshiron ta përfshijë atë në operacionin për të sjellë Lautaron në “Camp Nou” dhe Interi është i gatshëm të negociojë, pasi Rafinja është një lojtar shumë i pëlqyer nga tifozët zikaltër. /vipsport/