Gjesti i klubit të Malagas, i cili zbriti në fushën e lojës me fanella kushtuar Shqipërisë, ka emocionuar shumë tifozët shqiptarë në këto ditë të vështira. Ndaj Keidi Bare, nëpërmjet rrjeteve sociale ka dashur që të falënderojë klubin dhe shokët e skuadrës për këtë iniciativë simbolike.

“Falënderimi për gjestin fisnik i takon klubit të Malaga dhe sigurisht shokëve të skuadrës që na mbështetën në këto ditë të vështira për Shqipërinë.

Zoti ju dhëntë forcën për të përballuar këtë tragjedi shqiptarët e mi. Bashkë jemi më të fortë”, shkruante ai në gjuhën shqipe, ndërsa u shpjegonte edhe tifozëve të Malagas në spanjisht këtë situatë.

“Dua të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës për mbështetjen ndaj vendit tim në këto momente të vështira. Shqipëria sot është më shumë tifoze e Malagas”, ishin fjalët e tij. /vipsport/