Basania e ka marre shume seriozisht debutimin e saj ne kategorine e dyte te futbollit shqiptar. Presidenti Ermir Shimaj dhe trajneri Haris Lika jane duke u munduar te ndertojne nje skuader cilesore, me te cilen te konkurrojne denjesisht ne kampionatin qe do te startoje pikerisht me 21 shtator.

Per kete arsye, hapi i pare i hedhur ka qene ruajtja e boshtit te skuadres se sezonit te kaluar dhe atij i kane shtuar edhe disa lojtare te tjere. Keshtu, siç kemi bere te ditur pjese e Basanias jane bere kohet e fundit edhe futbolliste si Alsid Tafili, Ardit Hoxhaj dhe Brilant Hasaj.

Po ashtu, me te jane bashkuar edhe dy afrikanet Oumar, i cili luan ne rolin e qendermbrojtesit dhe Moustapha qe eshte mesfushor qendre. Megjithate prej pak ditesh me skuadren eshte bashkuar edhe nje tjeter futbollist.

Behet fjale per mesfushorin shkodran Arber Daija. 24 vjeçari siç dihet eshte formuar tek Akademia AAS sebashku me futbolliste te tille si Haveri, Çoba e Sala dhe ka provuar me pas te luaje me Vllaznine B, nderkohe qe sezonin e kaluar ka qene pjese e Veleçikut te Koplikut.

Per sezonin e ri ai ka zgjedhur t’i bashkohet ekipit te Basanias, nisur nga ambiciet qe ai po shfaq dhe si rrjedhoje edhe stafi teknik i kesaj skuadre e sheh si nje element te rendesishem per mesfushen e tyre./www.shkodrasport.com/