Basania do te jete serish pjesmarrese ne kampionatin e kategorise se trete edhe per sezonin e ri. Madje, kete here me pretendime shume me ambicioze dhe me synime te qarta per t’u ngjitur nje kategori me lart.
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se nga data 1 gusht deri me 15 shtator do te behen rregjistrimet per ekipet pjesmarrese ne kete kampionat dhe Basania diten e sotme permes nje postimi ne faqen e saj zyrtare e ka konfirmuar kete gje teksa shkruhet:
“Federata Shqiptare e Futbollit ka shpërndarë njoftimin se regjistrimet pjesëmarrëse për sezonin e ri 23/24 të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Tretë janë të hapura nga data 01.08.2023 deri me 15.09.2023. Patjetër që Basania FC rikthehet aty ku e lamë me skuadrën dhe stafin me të njëjtat plane e objektiva”.
Por nga ana tjeter, ne kete postim behet e ditur se Basania ne sezonin e ri do te jete edhe me e forte dhe per kete arsye, pjese e saj do te jene edhe tre futbolliste afrikane te cilet brenda pak ditesh do te mberrijne ne Bushat.
“Basania FC ka ndjekur vetë të gjitha procedurat dhe i ka përmbyllur me sukses deri në paisjen me vizë të tre djemve nga shteti i Malit dhe që brenda pak ditësh pritet të mbërrijnë pranë klubit tonë emrat e të cilëve po i publikojmë më poshtë. 1-Cheick Oumar Keita, 2-Ibrahim Sidibe dhe 3-Salimou Kane”- shkruhet ne postimin e klubit Basania./SHKODRA-SPORT.COM/