Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBashkia e Vlorës miraton dhe për dy vjet administrimin e Flamurtarit nga...

Bashkia e Vlorës miraton dhe për dy vjet administrimin e Flamurtarit nga kompanitë turke

Flamurtari do të mbetet nën administrimin e dy kompanive turke, të përfaqësuara nga administratori Sinan Idrizi.

Këshilli Bashkiak i Vlorës ka miratuar sot vazhdimin e administrimit edhe për dy vite të tjera të Flamurtarit nga kompanitë turke.

Kontrata e mëparshme përfundonte më 31 korrik dhe tashmë nuk ka më asnjë dyshim në lidhje me këtë çështje. Pas mbledhjes së sotme, administratori i klubit vlonjate, Sinan Idrizi, ka ritheksuar: “Zgjidhja e vetme është privatizimi”.

Për çështjen e privatizimit ka kohë që flitet, por nuk është bërë asgjë konkrete deri në këtë moment.

Me privatizimin e Flamurtarit, kompanitë turke do të ishin të gatshme të bënin investime shumë serioze në Vlorë dhe ta ngrinin ekipin në nivele shumë të larta. / Vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments