Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBashkia Shkodër miraton 600 milionë lekë investim për rikonstruksionin e pallatit të...

Bashkia Shkodër miraton 600 milionë lekë investim për rikonstruksionin e pallatit të sportit ‘Qazim Dervishi’

Pallati i sportit “Qazim Dervishi” më në fund do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë, çka do ta kthejë atë në një gjendje shumë optimale për të gjithë sportistët dhe trajnerët për stërvitje dhe ndeshje. Bashkia Shkodër ka miratuar një fond prej 600 milionë lekësh të vjetra për këtë proces që do të kryhet vitin e ardhshëm (saktësisht 600.157.230 lekë).

Një shumë e tillë është përfshirë në buxhetin e miratuarr nga Këshilli Bashkiak pak ditë më parë dhe tashmë mbetet për të mësuar se kur do të nisin punimet. Po çfarë do të përfshihet në këtë rikonstruksion të pallatit të sportit?

“Parashikohet një ndërhyrje e plotë rikonstruksioni, e cila do të përfshijë termoizolimin e godinës, rritjen e eficiencës energjetike përmes instalimit të dritareve të reja, përmirësimin dhe modernizimin e ambienteve të brendshme, si dhomat e zhveshjes, tualetet dhe zyrat e administratës.

Gjithashtu, do të shtohen sistemet bashkëkohore të kondicionimit dhe ajrimit me ngrohje dhe ftohje, me qëllim krijimin e kushteve optimale për sportistët, publikun dhe përdoruesit e tjerë të objektit”- shkruhet në parashkrimin e këtij projekti të hartuar.

Po si ndahen zërat e këtij fondi? 570.000.000 lekë (të vjetra) do të jetë kostoja e zbatimit, rreth 8.930.508 lekë ajo e supervizimit 480.000 lekë kostoja e kolaudimit dhe 20.742.150 lekë ajo e projektimit.

Me një investim të tillë Bashkia Shkodër synon të rrisë cilësinë, funksionalitetin dhe sigurinë e infrastrukturës sportive në Bashkinë Shkodër, duke përmirësuar standardet e ofrimit të shërbimeve sportive dhe duke krijuar kushte optimale për zhvillimin e aktiviteteve fizike, garave sportive dhe eventeve komunitare.

Përmes rikonstruksionit të Pallatit të Sportit “Qazim Dervishi”, program kontribuon drejtpërdrejt në realizimin e prioriteteve të bashkisë për promovimin e aktivitetit fizik, rritjen e pjesëmarrjes në sport dhe pjesëmarrjen e ekipeve te qytetit në kompeticione ndërkombëtare me pallatin e sportit me parametrat e duhur.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments