Te marten, Vllaznia do te luaje finalen e Kupes se Shqiperise ndaj Lacit, teksa te dy ekipet do te zbarkojne ne fushen e lojes, duke nisur nga ora 19:00.
Keshtu, Bashkia e Shkodres po mendon ta ktheje 31-majin, diten e finales ne nje dite feste ne qytet. Per ata qe nuk do kene mundesine per ta ndjekur prej se afermi ne stadiumin “Air Albania” ne Tirane, nga burime te “Shkodra Sport” prane Bashkise se Shkodres, mesohet se kryetari Bardh Spahia do te vendose nje monitor gjigant, ne nje prej pedonaleve te qytetit, ku do te transmetohet ndeshja.
Monitori pritet te vendoset ne pedonalen “Kole Idromeno”, aty ku pas heqjes se ndertimeve te lokaleve, kjo zone pritet te kthehet ne qender aktivitetesh kulturore dhe sportive.
Ne kete pedonale, pritet te ngrihet edhe ky “Fan-Zone”, teksa pritet qe te jene shume te pranishem per ta ndjekur nga ky monitor ndeshjen Vllaznia-Laci, ne pedonalen e qytetit.
Pritet qe kjo “Fan-Zone” te jete plotesisht gati deri te marten, me 31 maj, dita kur do te luhet kjo ndeshje, pasi priten qindra tifoze te Vllaznise ta ndjekin nga ky monitor, ne pamundesi per ta ndjekur ndeshjen nga afer ne “Air Albania” ne Tirane.
Maringlen ZHIVANI