Shtyhet festa e Beselidhjes per titullin kampion. Lezhjanet kishin planifikuar qe gjithçka te mbyllej sot pas ndeshjes se trete finale, por nuk ka ndodhur keshtu sepse ata kane humbur.
Tirana në basketboll për meshkuj fitoi mbrëmjen e sotme 76-63 ndaj Besëlidhjes në finalen e tretë play off, ndeshje e luajtur në “Asllan Rusi”, duke rihapur garën për titullin kampion. Te skuadra lezhjane, pas avantazhit 2-0 me ndeshje, ishin përgatitur për të festuar titullin e parë kampion në histori, por bardheblutë u prishën festën.
Një sfidë që u vendos në periodën e katërt, aty ku kryeqytetasit bënë shkëputjen e mjaftueshme për të administruar ndeshjen dhe e merituan fitoren. Në një pallat sporti të mbushur plot, të dyja ekipet dhuruan një ndeshje të mirë edhe pse gabimet e pranueshme në një finale të tillë të tensionuar ishin të shumta, sidomos te Besëlidhja.
Te lezhjanët këtë herë nuk funksionuan gjuajtjet nga distanca, që në dy sfidat e para ishin arma kryesore e fitores, ndërsa Tirana vijon të dominojë në lojën nën tabelë. Gerard me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë për Tiranën, mbështetur nga Hamati me 18 pikë e Hysenagolli me 14 pikë e 17 rebound.
Te besëlidhja u dallua Bernard me 20 pikë e Robinson me 16, ndërsa pjesa tjetër nuk dha atë që pritej. Gjithsesi, Besëlidhja udhëheq 2-1 serinë e takimeve finale, ndërkohë që ditën e shtunë pritet të luhet në “Feti Borova” finalja e katërt.