Vllaznia e basketbollit te femrave merr edhe nje tjeter fitore ne kampionat. Pasditen e sotme ajo ka triumfuar me rezultatin 61-43 ndaj Studentit ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres.

Vajzat e drejtuar nga trajnerja Medina Mustafa kane zhvilluar nje tjeter ndeshje te mire. Ne fakt, ne pjesen e pare te saj gjithçka ka qene e barabarte ne fushen e lojes. 10 minuteshi i pare u fitua nga Vllaznia 10-5 ndersa i dyti u fitua nga miket 16-11 dhe ne kete menyre te dy ekipet shkojne ne pushim me rezultatin e barabarte 21-21.

Ne perioden e trete do te ishte Vllaznia qe do ta kthente rezultatin ne favorin e saj dhe si rrjedhoje do ta fitonte ate 24-10 duke shkuar e sigurte drejt fitores. Rezultati do te thellohej edhe pak ne 10 minuteshin e fundit qe fitohet 16-12 nga shkodranet qe ne kete menyre e fitojne te gjithe ndeshjen me rezultatin 61-43.

Per Vllaznine numrin me te madh te pikeve e shenoi e zakonshmja Bernada Rreshpja, 19 te tille, por nuk ka mbetur pas saj edhe Melida Hykaj qe shenoi 17 pike. Te tjerat jane shenuar nga Anisa Bokrina (13), Ingrid Dashja (8) dhe Sindi Kryeiu e Anisa Musaja nga 2 secila./www.shkodrasport.com/