Ka shenuar plot 3 gola, por per fat te keq ato nuk i kane mjaftuar ekipit te Terbunit per te marre pike ne transferten e veshtire te Librazhdit. Kjo sepse Sopoti vendas ka shenuar nje gol me shume sesa ai dhe si rrjedhoje ka arritur te fitoje me rezultatin e pergjithshem 4-3.
Takimi ka nisur mire per pukjanet te cilet kane shenuar te paret. Ka qene futbollisti Klaudio Leka i cili i ka kaluar miqte ne avantazh qe ne minuten e 11-te dhe ky gol i shpejte krijoi besimin se ata nuk do te largoheshin pa pike nga kjo ndeshje, por ne fakt nuk do te ndodhte keshtu.
Ne minuten e 21-te do te ishte Amoumane qe do te barazonte per Sopotin, ndersa shtate minuta me vone do te ishte Myslimi qe do te shenonte edhe golin e dyte. Nderkohe ne minuten e fundit te pjeses se pare do te ishte Arjet Bizi qe do te barazonte per Terbunin dhe keto 45 minuta do te mbylleshin me shifrat 2-2.
Fillimi i pjeses se dyte eshte i vrullshem per librazhdasit te cilet brenda 4 minutash, saktesisht ne minutat 60 dhe 64 do te shenonte dy here, fillimisht me ane te Myslimit dhe me pas me Micin. Keto dy gola u duk se mbyllen takimin, por nuk do te ndodhte keshtu.
Kjo sepse ne minuten e 73-te ka qene sulmuesi Jurgen Gjini i cili do te shenonte golin e trete per pukjanet dhe ne kete menyre gjithçka ka mbetur e hapur deri ne vershellimin e fundit te arbitrit, por gjithsesi nuk do te kishte gol tjeter. Sopoti ne kete menyre ka marre nje fitore me shume vlere me rezultatin 4-3.
Me kete fitore, librazhdasit jane ngjitur ne kuoten e 16 pikeve dhe jane te pozicionuar ne vendin e dyte te renditjes, ndersa Terbuni mbetet me 11 pike ne vendin e peste./www.shkodrasport.com/