Vllaznia e basketbollit te femrave nuk ka mundur dot te beje asgje pasditen e sotme ndaj nje ekipi pretendent si Flamurtari. Ne takimin e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres, kane qene miket nga Vlora te cilat kane fituar me rezultatin 77-50.
Shkodranet nderkohe kane qene me disa mungesa ne kete perballje dhe si rrjedhoje kjo gje ia ka veshtiresuar edhe me shume punen. Megjithate ne 10 minutat e para te ndeshjes kane luajtur si te barabarta e per rrjedhoje kjo periode eshte mbyllur ne shifrat 27-25 per Flamurtarin.
Me kalimin e minutave ky ekip erdhi duke e rritur diferencen dhe perioda e dyte do te mbyllej 12-7. Gjithsesi ajo qe do te vendoste ndeshjen do te ishte pikerisht perioda e trete e cila u fitua nga vlonjatet ne shifrat 21-6 ndersa ne te fundit jane fiksuar shifrat 17-12 po per ta.
Perfundimisht 77-50 per Flamurtarin qe vazhdon te tregoje vlerat e tij si nje ekip pretendent. Nderkohe Bernada Rreshpja ka shkelqyer serish ne kete takim duke shenuar plot 24 pike, ndersa Medina dhe Melida Hykaj kane shenuar nga 8 pike secila. Ingrid Dashja ka shenuar 6 pike ndersa dy basketbollistet e tjera, Isra Dibra dhe Sindi Kryeziu kane shenuar nga 2 pike secili. Edhe pas kesaj humbje, vajzat kuqeblu vazhdojne te mbajne vendin e katert ne renditje./www.shkodrasport.com/