Pas paraqitjes se shkelqyer ndaj Partizanit javen e kaluar perpos humbjes se pesuar ne fund, basketbollistet e Vllaznise e kane vijuar performancen e mire edhe ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur pasditen e djeshme ne Elbasan ndaj skuadres vendase.
Vajzat e drejtuara nga trajneri Bledar Gjeçaj kane qene shume superiore ndaj kundershtareve te tyre dhe per rrjedhoje kane arritur te marrin nje fitore pergjithesisht te lehte, e sigluar ne shifrat 89-31.
10 minutat e para te ndeshjes kane qene shume te vrullshme per Vllaznine e cila i ka mbyllur ata ne avantazhin e thelle 32-2. Shifra disi te pazakonta por megjithate tregojne me se miri per vleresimin qe basketbollistet shkodrane i kishin bere kesaj ndeshje.
Ne perioden e dyte, ka qene serish ekipi shkodran qe ka fituar 23-16 dhe ne kete menyre, ai ka shkuar ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 37 pikesh, çka ia garantonte suksesin deri ne fund. Pavaresisht kesaj, Vllaznia vijoi te dominonte edhe ne dy periodat e tjera qe mbyllen ne shifrat 16-6 dhe 18-7 duke bere qe i gjithe takimi te mbyllej me rezultatin e thelle 89-31.
Ne kete fitore me 58 pike diference ka rene ne sy basketbollistja Rreshpja qe ka shenuar 22 pike duke qene dhe me e mira e ndeshjes, me pas ka ardhur Dashja me 20 pike e me rradhe basketbollistet e tjera Musaja (16), Bokrina (10), Kryeziu (9), Hykaj (8) dhe Murçaj (4)./SHKODRA-SPORT.COM/