Vllaznia në basketboll për meshkuj ka pësuar një tjetër humbje në kampionat. Këtë herë ndaj ekipit kryesues të kampionatit- Flamurtarit. Ndeshja është luajtur në pallatin e sportit “Flamurtari” të Vlorës dhe është fituar nga vendaset me rezultatin 75-53.

Duhet thënë se ka qenë një humbje e pritshme për ekipin shkodran, jo vetëm nisur nga niveli i kundërshtarit, por edhe nga fakti që trajnerja Medina Mustafa nuk ka patur në dispozicion për arsye dëmtimesh dy lojtaret më me përvojë, Bernada Rreshpjen dhe Ingrid Dashjen.

Si rrjedhojë, Flamurtari e bëri diferencën që në periodën e parë, për ta mbrojtur më pas epërsinë, duke u dhënë hapësira edhe lojtareve të stolit.

Deajanae Monique Harvey meritoi vlerësimin MVP, duke udhëhequr Flamurtarin me tripletë dyshifrore: 27 pikë, 14 kërcime dhe asistime. Për Vllazninë më e mira ishte Melida Hykaj, autore e 16 pikëve, 6 kërcimeve dhe 3 asistimeve.

Pas tre javësh, Vllaznia me tre humbje të pësuara ndodhet në vendin e fundit të renditjes, atë të pestin dhe duket se do të jetë një kampionat i vështirë për të.(www.shkodrasport.com)