Vllaznia e basketbollit te femrave eshte mundur ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur diten e djeshme ne sallen sportive “Fahrije Hoti” te kryeqytetit ndaj Tiranes vendase. Kjo e fundit ka dominuar dhe ne fund ka triumfuar me rezultatin e pergjithshem 61-48.
Ne fakt 10 minutat e para te takimit jane shoqeruar me rivalitet dhe si rrjedhoje ne fund te tyre eshte rregjistruar rezultati 15-13. Ne te dyten nderkohe epersia e vajzave bardheblu ka ardhur duke u rritur dhe si rrjedhoje ata e kane fituar 25-18 duke shkuar ne kete menyre ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 9 pikesh.
Vllaznia u mundua ra rihapte ndeshjen dhe reagoi ne perioden e trete ku luan me mire dhe si rrjedhoje arrin ta fitoje ate 13-10 dhe duke shkuar ne 10 minutat e fundit te takimit me nje diference prej 5 pikesh, çka linte te hapur mundesine per te tentuar pse jo edhe fitoren.
Por ne fakt nuk ia ka dale sepse Tirana u zgjua dhe arriti ta dominonte kete periode te fundit ne te gjitha drejtimet dhe e fitoi ate 11-4 dhe kesisoj te gjithe ndeshjen me rezultatin 61-48.
Per Vllaznine ka spikatur serish Bernada Rreshpja me 17 pike te shenuara ne kete takim, nderkohe qe te tjerat jane shenuar nga Melida Hykaj (9), Anisa Bokrina (8), Ingrid Dashja (8), Anisa Musaja (4) dhe Medina Mustafa (2). Pas javes se 20-te te kampionatit, Vllaznia ndodhet e pozicionuar ne vendin e katert te renditjes me 31 pike te grumbulluara./www.shkodrasport.com/