Vllaznia e basketbollit te femrave ka pesuar nje tjeter humbje ne kampionat. Pas asaj te javes se kaluar ndaj Flamurtarit ne Shkoder, dje eshte mundur edhe nga Partizani ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” te kryeqytetit.

Ajo qe e ka penalizuar ekipin shkodran ne kete ndeshje eshte starti jo i mire i saj. Ne 10 minutat e para, Vllaznia ka shenuar vetem 5 pike, ndersa Partizani ka shenuar plot 27 duke krijuar ne kete menyre nje epersi qe do ta ruante deri ne fund.

Ne te dyten, shkodranet korigjojne shume gjera dhe ky 10 minutesh mbyllet ne barazim 18-18, por epersia prej 22 pikesh ne favor te te kuqeve eshte ruajtur. Pritej qe ne perioden e trete te vinte rritja e lojes se Vllaznise por nuk do te ndodhte keshtu.

Serish lojtaret e saj gabojne dhe arrijne te shenojne vetem 7 pike nderkohe qe kundershtaret kane shenuar plot 22 pike duke e thelluar shume epersine. Ne te katerten Vllaznia korigjon diçka duke fituar 25-10 dhe kesisoj krejt ndeshjen me rezultatin 77-55.

Pavaresisht humbjes, Vllaznia ka patur pikeshenuesen me te mire te ndeshjes, pikerisht Bernada Rreshjen e cila ka shenuar plot 22 pike. Amerikania Taylor ka shenuar 12 pike, Ingrid Dashja 9, Melida Hykaj 6, Anisa Bokrina 4 dhe Sindi Kryeziu 2 pike./SHKODRA-SPORT.COM/