Vllaznia e basketbollit te femrave eshte mundur ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur ne transferte ndaj ekipit te Tiranes. Ne sallen sportive “Fahrije Hoti” vajzat bardheblu kane triumfuar me rezultatin 94-71.

Epersia e tyre eshte pare qe ne 10 minutat e para te ndeshjes qe jane mbyllur ne shifrat 25-6. Nje diference e madhe qe vulosi fatin e metejshem te ndeshjes. Perioda e dyte ka nje rivalitet disi me te madh megjithate edhe ajo do fitohej nga Tirana 26-22 dhe ne kete menyre ajo shkon ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 21 pikesh ndaj Vllaznise.

Epersia e vendasve do te rritej edhe me shume ne perioden e trete qe do te fitohej po prej tyre, kete here me shifrat 22-15 dhe ndonese ne te katerten eshte Vllaznia qe luan me mire dhe fiton 25-21, por qe nuk mjafton sepse rezultati perfundimtar i ndeshjes do te ishte 94-71 ne favor te Tiranes.

Tek Vllaznia, pavaresisht humbjes ka shkelqyer basketbollistja Bernada Rreshpja e cila ka shenuar plot 39 pike duke qene njekohesisht edhe pikeshenuesja me e mire e ndeshjes. Pas saj, vijne Anisa Musaja me 14 pike dhe Anisa Bokrina me 13 pike te shenuara.

Edhe pas kesaj humbjes, ekipi shkodran i drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj e ka ruajtur vendin e katert te renditjes dhe eshte ne pritje te nisjes se fazes play-off./SHKODRA-SPORT.COM/