Vllaznia e basketbollit të meshkujve ka arritur një fitore të lehtë në ndeshjen e rradhës për kampionat. Ajo ka triumfuar me rezultatin e thellë 102-51 ndaj Partizanit në takimin e luajtur pasditen e djeshme në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit.
Kuqeblutë e drejtuar nga Eni Llazani e kanë dominuar ndeshjen nga fillimi e deri në fund duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren ndaj këtij kundërshtari. Perioda e parë e kësaj ndeshje është mbyllur me shifrat 24-10 dhe kjo tregoi se gjithçka do të fliste në favorin e tyre.
Ekipi i Vllaznisë do të vijonte duke e thelluar diferencën në tre periodat e tjera që mbyllen me shifrat 35-11, 28-18 dhe e fundit 15-12 duke e mbyllur krejt ndeshjen me dyfishin e pikëve më tepër sesa Partizani.
Për shkodranët pikëshënuesi më i mirë në këtë ndeshje ishte Hibbitt me 25 pikë dhe pas tij Arnold 19, Thomas 16, Kiri 12, Kopliku 9, Tafa 6, Shestani 5, Kuçi e Bazhdari nga 4 dhe Kruja 2 pikë.
Me fitoren e djeshme Vllaznia është ngjitur në kuotën e 25 pikëve dhe për momentin mban vendin e dytë në renditje, por Tirana që ndodhet e treta me 24 pikë ka një ndeshje më pak të luajtur.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


