Tuesday, February 3, 2026
FAQJA E PARE BASKETBOLLBasketboll/ Vllaznia fiton në Pejë ndaj skuadrës vendase në ndeshjen e Ligës...

Basketboll/ Vllaznia fiton në Pejë ndaj skuadrës vendase në ndeshjen e Ligës Unike

Shkruar nga Gjergj KOLA

Ecuria pozitive e Vllaznisë së basketbollit të meshkujve ka vijuar edhe në ndeshjen e rradhës të vlefshme për Ligën Unike ndaj Pejës. Djemtë e drejtuar nga trajneri Eni Llazani kanë fituar me rezultatin 81-71 në takimin e luajtur mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit të Pejës.

Shkodranët e kanë dominuar ndeshjen nga fillimi e deri në fund duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren. Lojtari më i mirë për ta ka qenë Justin Thomas me 28 pikë, katër kërcime e shtatë asistime.

Në këtë mënyrë, Vllaznia merr fitoren e parë në këtë kompeticion teksa ka luajtur deri tani dy ndeshje dhe të parën e ka humbur dhjetorin e vitit të kaluar ndaj Apolonisë në “Qazim Dervishi” me shifrat 72-75.

Kujtojmë që ekipi kuqeblu ndodhet në grupin B të Ligës Unike dhe bashkë me të, Apoloninë dhe Pejën është edhe ekipi Golden Eagle Ylli. Kuptohet që pas fitores së sotme, Vllaznia do të synojë kualifikimin në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments