Vllaznia e basketbollit të meshkujve nuk ka ndër mend ta ndalë serinë e fitoreve. Mbrëmjen e sotme ajo ka marrë edhe të 11-tën dhe duket se gjithçka po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme për të. “Viktima” e rradhës për kuqeblutë ka qenë Elbasanit, ndaj të cilit është siguruar një fitore me plot 40 pikë diferencë.
Takimi ka nisur menjëherë me një epërsi të dukshme të shkodranëve dhe si rrjedhojë perioda e parë do të mbyllej me shifrat 34-14. Kjo epërsi do të thellohej shumë më tepër në periodën e dytë që rregjistron shifrat 29-3 dhe në këtë mënyrë Vllaznia shkon në pushimin e ndeshjes me një epërsi prej 46 pikësh.
Kjo ka bërë që trajneri Llazani aktivizon të gjithë lojtarët e rinj dhe thjesht kjo diferencë do të ruhej teksa periodat e treta dhe e katërta do të mbylleshin me shifrat 26-28 dhe 29-23. Përfundimisht Vllaznia ka triumfuar me rezultatin e thellë 118-68, pra me plot 50 pikë diferencë ndaj elbasanasve.
Pikëshënuesit më të mirë për kuqeblutë kanë qenë Hibbitt dhe George me nga 28 pikë secili, ndërsa të tjerat janë shënuar nga Bryant (16), Kiri (11), Bazhdari (10), Kopliku (7), Shestani (6), Kuçi e Tafa (nga 4) dhe Kruja e Preka (nga 2). Vllaznia vijon të mbajë vendin e dytë në renditje duke qenë kështu në ndjekje të Besëlidhjes kryesuese.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


