Shqipëria do të luajë në orën 18:00 sfidën e dytë kualifikuese te Kupës së Botës ndaj Anglisë. Kuqezinjtë do të tentojnë të bëjnë surprizën për të mos dalë pa pikë nga “Air Albania”.
Për kompanitë e huaja të basteve, Shqipëria është injoruar keq, ndërsa kanë vendosur Anglinë si favoritin e padiskutueshëm.
Kombëtarja kuqezi është kuotuar me koefiçentin 11 për fitoren, 5 për barazimin, ndërsa fitorja e Anglisë kuotohet me koefiçentin 1.28.
Edhe ne kampin kuqezi jane te vetedijshem per forcen dhe avantazhet e kundershtarit, megjithate do te jene te qete dhe kjo mund t’i jape mundesine per te provuar dhe per te tentuar marrjen e pikeve.