Igli Tare është një nga njerëzit kryesor tashmë në Itali kur bëhet fjalë për botën e sportit. Fal punës së tij të mirë me lacialët, Tare u kandidua për çmimin “Drejtori Sportiv i vitit 2019”.

I ftuar në evenimentin “Globe Soçer Aëards” të zhvilluar në Dubai, drejtori sportiv i Lazio u intervistua nga Corriere dello Sport ku foli për arritjen e madhe në karrierë.

Tare ia dedikoi këtë arritje të gjithë ekipit dhe stafit që e ka ndihmuar gjithmonë, si dhe nuk harroi të fliste për qëllimin e madh të një kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Në fund Igli Tare nuk harroi lavdërimet për trajnerin Inzaghi. “Nuk jam i befasuar aspak nga Inzaghi sepse e njoh më mirë se gruaja ime dhe ai më njeh më mirë sesa e tij”, një shaka domethënëse nga ana e Tares./newsport/