Paraqitjet me nota superlative të Bajernit ndaj Rotak-Egern dhe Mançester Sitit, në vigjilje të testeve miqësore, ndonëse ndaj “qytetarëve” u mposhtën, por me lojë dominuese dha indicie se bavarezët kishin bërë hapa progresi krahas etapës mes oshilacioneve në ciklin 2022-2023.
Kavasaki Frontal u gjend në pozitën e kundërshtarit, por që në raste të caktuara ekipi modest nga Japonia e vendosi me “shpatulla pas muri” prapavijën e kampionëve të Bundesligës, pavarësisht se kombinimi Gravenberk-Stranisiç rezultoi goli i vetëm i sfidës, i konkretizuar nga mbrojtësi ballkanas në minutën e 57-të.
KRITIKAT E TUHELIT- Tomas Tuhel u pa mjaft i shqetësuar në prononcim për mediat pas mbylljes së sfidës, aty ku kryefjala e diskutimit korrespondoi me rastet e humbur. Til-Musial-Gnabri-Sane ishte kuarteti ofensiv që zbrit në fushë nga minuatat e para, megjithatë të 4 personazhet e mësipërm shpërdoruan pafund, tregues se shënjestra mbetet ende problem në “strehën” e kampionëve gjermanë nga gjiri aktual:
“Mund të kishte përfunduar me shifra 7-2 në favorin tonë, por ja që nuk ndodhi kështu. Mendova se kishim bërë përparim nga sezoni i shkuar rreth finalizimit, ndonëse në takim nuk e demonstruam. Besoj se dueli me Liverpulin do të japë një tjetër tablo mbi gjetjen e golit, krahas potencialit të kundërshtarit, ku rastet flagrante nuk falen”, shtoi Tuheli.
“FIKJA” E GORECKËS- Trajneri Tuhel edhe pse në formë indirekte ia bëri të qartë mesfushorit Gorecka se me shumë gjasa ai do të ngrohtë stolin sezonin e ri nëse qëndron: “Kimish dhe Laimer u kombinuan mjaft mirë në mesfushë, duke më rritur besimit mbi ta në sezonin e ri”, përfundoi 49-vjeçari.