Bayern Munchen është në kërkim të yjeve të rinj. Dëshira e trajnerit Niko Kovac është mesfushori spanjoll i Atleticos së Madridit, Rodrigo.

Por, 23-vjeçari nuk dëshiron të shkojë në Mynih, duke menduar si klubin e tij të ardhshëm Manchester Cityn.

Si rrjedhojë, bavarezët kanë hedhur vështrimin diku tjetër. Bëhet fjalët për talentin e Espanjolit, Marc Roca.

Siç raporton edhe “Onda Cero”, kampionët e Gjermanisë kanë shfaqur interes për djaloshin që është duke luajtur me skuadrën U-21 të Spanjës në Europianin e Italisë.

Mesfushori ka një kontratë deri në vitin 2022 me Espanjolin, që është i gatshëm të lërë të lirë lojtarin nëse një ofertë 40 milionë euroshe do të vinte në drejtim të klubit.