Thursday, February 19, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBayern Munich iu shpall 'luftë' agjentëve: S’do të tolerojmë më që ata...

Bayern Munich iu shpall ‘luftë’ agjentëve: S’do të tolerojmë më që ata të diktojnë rregullat e lojës

Bayern Munich, përmes presidentit të nderit Uli Hoeness, duket i vendosur të ashpërsojë qëndrimin ndaj agjentëve, pas përfundimit të negociatave për rinovimin e Dayot Upamecano:

“Do ta vendosim çështjen e agjentëve në qendër të diskutimit dhe nuk do të tolerojmë më që të jenë ata që diktojnë rregullat e lojës”. Një sulm i hapur ndaj kësaj kategorie, që gjen mbështetje, edhe pse me tone më të moderuara, nga drejtori sportiv Max Eberl.

I intervistuar nga “Sport1”, ai tha: “Mund të thuhet se agjentët ndoshta janë bërë tepër të rëndësishëm. Komisionet që kërkojnë janë gjithnjë e më disproporcionale. Do të themi më shpesh ‘jo’ dhe nuk do të marrim pjesë në këtë çmenduri. Mund t’i themi edhe një lojtari që, nëse agjenti i tij negocion në mënyrë të papranueshme, nuk do të diskutojmë më për të ardhmen e tij”.

Megjithatë, jo të gjithë agjentët janë në shënjestër; klubi madje mund të krijojë një listë me ata që i konsideron të pasjellshëm në negociata dhe të refuzojë bashkëpunimin me ta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments