Bayern Munchen ka gjobitur mbrojtësin Jerome Boateng, pasi 31-vjeçari theu rregullat e karantinës në mes të pandemisë së koronavirusit.

Boateng u largua nga Mynihu pa miratimin e klubit dhe u aksidentua në autostradë kur po shkonte për të takuar djalin e tij 4 vjeçar në Lajpcig.

“Unë pranoj çdo gjobë në botë nëse është e justifikuar. E di që ishte gabim të mos e njoftoja klubin për udhëtimin tim, por në atë moment, thjesht po mendoja për djalin tim”, tha Boateng.

“Kur një djalë telefonon babanë e tij, sigurisht që duhet të shkosh, pa marrë parasysh asgjë tjetër në botë. Unë pranoj çdo gjobë për të.

Unë nuk e lë djalin vetëm në këtë moment të vështirë”, u shpreh Boateng. Bayern Munich do të dhurojë shumën e gjobës për spitalet e Mynihut./abcnews/