Milani është gati të negociojë rinovimin e Oliver Giroud, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2024. Kjo është raportuar nga “Gazzetta dello Sport”.

Ende nuk ka asnjë ofertë zyrtare, por synimi i klubit kuqezi është që ta zgjatë bashkëpunimin me veteranin francez edhe një vit, deri në qershor 2025.

Po njësoj, një tjetër gjigant i futbollit europian nuk ka ndërmend të heqë dorë nga njëri prej veteranëve të vet. Fjala është për Bayern Munich, kampionin e shumëfishtë të Gjermanisë. Negociatat nuk kanë nisur ende, siç konfirmon “Sport1”, por Thomas Muller mund ta vazhdojë përvojën e tij te bavarezët.

Lojtari, kontrata e të cilit skadon në vitin 2024, mund ta zgjasë më tej karrierën e tij për sa kohë që ruan gjendjen aktuale fizike, që është plotësisht e kënaqshme për trajnerin Thomas Tuchel./telesport/