Kaos total në Serinë B italiane dhe sot vjen surpriza e radhës: Palermo nuk do të zbresë në Serinë C, sepse Gjykata e Apelit në Federatën Italiane ka vendosur të pranojë pjesërisht apelin e klubit siçilian kundër dënimit për shkelje administrative të rënda.

Fillimisht Palermo u dënua me zbritje në vendin e fundit në Serinë B, por tashmë dënimi është zbutur me vetëm 20 pikë minus në renditje.

Për pasojë, Palermo qëndron në B, por njëkohësisht humbet mundësinë për të luajtur në play-off për Serinë A. Çmenduria është se presidenti i Palermos Maurizio Zamparini është i dënuar me arrest shtëpiak për mashtrimet me kompani të ndryshme dhe falsifikim bilancesh, nëpërmjet të cilave u bë e mundur që Palermo të regjistrohej në tre kampionate vitet e fundit.

Lajmi “bombë” dënon Foggian, që bashkohet me Padova dhe Carpi në Serie C, ndërsa Salernitana e Venezia do të ndeshen në play-out për të përcaktuar ekipin e katërt që zbret nga kategoria./telesport/