Shpëtim Duro do të jetë trajneri i ri i Kukësit. Presidenti Safet Gjici ka vendosur t’i besojë postin e timonierit pikërisht teknikut të njohur. Edhe pse kandidat potencial për pankinën ishte Ilir Daja, nënkampionët kanë ndërruar mendje në momentin e fundit.
Pas një konsultimi me drejtorin sportiv, Nderim Nexhipi që e njeh mjaft mirë Duron, është vendosur që tekniku kryeqytetas të drejtojë verilindorët në sezonin e ri.
59-vjeçari ka një eksperiencë të madhe në trajning pasi ka drejtuar skuadra si Dinamo, Partizani, Apolonia, Besa, Vllaznia, Skënderbeu, Flamurtari dhe Shkëndija e Tetovës.
Për herë të parë, Duro do të provojë të arrijë objektivat me klubin kuksian, ku primar do të jetë titulli kampion. Pas një takimi mes 59-vjeçarit dhe Duros, palët janë dakortësuar për të filluar një bashkëpunim për edicionin e ri futbollistik./newsport/