Ka luajtur per disa kohe ne Shkoder dhe ruan kujtime te bukura nga ato vite. Jo me kot, Skerdi Bejzade ka mbetur edhe tifoz i kesaj skuadre. Ai prej vitesh jeton ne Gjermani ku dhe kryen detyren e trajnerit, por nuk e heq asnjehere vemendjen e tij nga futbolli shqiptar.

Ne nje interviste per “Shkodra Sport” ai ka folur per kampionatin aktual, shanset qe Vllaznia ka per te dale kampione dhe shume detaje te tjera. Po ashtu, vlereson punen qe po ben trajneri Brdariç dhe po ashtu edhe rolin qe ka luajtur ardhja ne klub e sponsorit Xhaferi.

Megjithate “arusha” ka nostalgji te rikthehet tek e kaluara dhe kujton edhe ekipin kur ai ishte pjese e Vllaznise dhe vlereson maksimalisht ish- presidentin Myftar Çela per te cilin thote se nese do te ishte gjalle, Vllaznia me te do te kishte fituar edhe 10 tituj kampion. Ja intervista e Skerdi Bejzades per “Shkodra Sport”:

– Se pari, faleminderit qe pranove ftesen per te folur per gazeten “Shkodra Sport”…

Pershendetje. Kenaqesia eshte edhe e imja qe po flas per gazeten tuaj.

-Jetoni ne Gjermani prej kohesh duke u angazhuar tashme ne fushen e trajningut. Si eshte ndjesia te trajnosh nje ekip?

Punen e trajnerit e kam filluar te Partizani si zevendes trajner qe kam qene dhe lojtar kur ishte Partizani ne ligen e dyte. Mbasi u largua trajneri Zhupa e mora une si trajner i pare, dhe vitin tjeter pastaj kalova tek ekipi i Kamzes qe ishte po ne ligen e dyte dhe ate vit ia dolem te dilnim ne Superlige.

Kur drejton rolin e trajnerit ke me shume emocione, me shume stres. Edhe kur humb edhe kur fiton mbas ndeshjes te mbushet koka me stres e tension. Kur kam qene lojtar ka qene komplet ndryshe me trajnerin.

-U bene 10 vite qe keni lene futbollin. Si i kujtoni momentet kur ju ishit lojtar profesionist?

Normal qe i kujtoj. Te vjen keq kur e le sportin por nuk e kuptoja si do vinte dita qe do e lija por kuptoja qe duke luajtur ndodhnin shpesh demtime, demtime qe nuk me kishin ndodhur me pare, per nje gjysem roveshate kur bija ne toke e ndjeja veten qe me dhimbte dicka, dhe e kuptova qe ketu ishte fundi. Te vjen keq por nuk ke cfare te besh. I vie dita cdo sportisti qe ta le sportin.

-Cilat kane qene momentet me te bukura ne karrieren tende sportive? Po me i hidhuri?

Momentet me te bukura kane qene kur kemi dale kampion me Elbasanin ne sezonin 2005/2006. Moment tjeter te bukur ishte kur kam fituar me Partizanin kupen e Shqiperise. Ndersa momenti me i hidhur mund te them, eshte kur kemi luajtur kunder Dinamos me Vllaznine e Shkodres dhe Dinamos i duhej patjeter fitorja pasi me barazim dilte Tirana kampion.

Ate ndeshje ne kemi luajtur shume mire, kemi humbur nje penallti dhe menyra se si pesuam golin ne minutat e fundit te ndeshjes i dha fitoren Dinamos ku u shpall kampion, jo se Dinamo nuk e meritonte, por nese disa lojtare po te kishin luajtur me mire nuk do dilnim te humbur ne ate ndeshje.

-Te futemi paksa ne rrjedhen normale. E ndiqni kampionatin shqiptar?

Per fat te mire kam ndjekur nga ndeshjet e para dhe sidomos Vllaznine ku ka luajtur ndeshjen ndaj Teutes qe e dha dhe televizori, per arsye se edhe ketu eshte nderprere kampionati dhe kam patur shume kohe per t’i ndjekur. Ekipi me eshte dukur shume stabil dhe nuk eshte se ka patur ndonje ndryshim sikur me pare. Po bejne te njejten loje ne grup, si ne fazen ofensive dhe ate defensive.

-Sa cilesor eshte futbolli ne Shqiperi ne krahasim me vitet e kaluara?

Tashme nuk mund te bejme krahasime. Nuk eshte se ka ndryshuar shume cilesia per mire apo per keq. Kete vit jane dy tre qe lejne shume per te deshiruar dhe dy tre ekipe qe kane nivel te mire por nuk eshte se ka ndonje ndryshim te madh. Por prape ndryshimi ndjehet me ane te tifozerise kur jane stadiumet plot. Ajo eshte edhe interesimi i kampionatit.

-Cilat skuadra shihni si pretendente kete sezon?

Skuadrat qe une shoh pretendente sic jane ne renditje, Vllaznia, Partizani, Kukesi, Teuta dhe Laçi. Ka shume ndeshje per t’u luajtur por varet si do ecin keto 5 jave sidomos per Vllaznine, jane shume domethenese. Kam pare kalendarin dhe ne keto 5 jave po te arrijne rezultate te mira do te jene pretendentet kryesore sepse i kane shanset dhe mundesite

-Vjet Vllaznia luftoi per mbijetese dhe kete sezon per objektiva madhore. Si ju duket puna e teknikut Brdariç dhe e stafit te tij?

Une pak a shume e kam ndjekur Vllaznine dhe e di shume mire se si punojne nje trajner qe ka punuar me pare ne Gjermani. Kur eshte nje trajner i huaj ndikimet ne ekip jane me te rralla, sic ndodh rendome per shembull me trajneret e tjere qe i futet presidenti dhe miqesia dhe ketij trajneri nuk i futet miqesi jo te luaje ai jo te luaje ky, prandaj Brdariç eshte personi i duhur per Vllaznine sepse ai vazhdon dhe punon dhe fut ne loje ate lojtar qe e meriton, jo si disa qe bejne çfare t’i thote presidenti apo dikush tjeter.

-Ardhja e sponsorit Xhaferi i ka dhene shtyse te madhe kesaj Vllaznie qe po arrin suksese. Opinioni juaj?

Ardhja e Xhaferit aty eshte nje sukses per ekipin dhe ne kohen e duhur se duke pare qe ne Shqiperi kur skuadra ka nje sponsor apo nje president ose nje person qe ti rrije te koka ekipit shkon mire gjithcka. Kur ekipin e drejton bashkia te bejne jo nje here me hile por dhjete here dhe ardhja e Xhaferit ndikon shume te lojtaret dhe stafi. Prania e tij i ben ata te ndihen mire.

-Me pare keni qene lojtar i Vllaznise. Sa nostalgjik jeni per ato vite qe keni mbajtur veshur fanellen kuqeblu?

Nuk diskutohet qe jam nostalgjik. Une kam kaluar shume mire. Kam qene te Vllaznia kur president ishte i ndjeri Myftar Cela. Kemi kaluar shume mire. Kemi patur plane qe te vazhdoja edhe vitin tjeter ne Shkoder, por ndodhi ajo qe ndodhi qe u largua nga jeta Myftari.

Besoj qe po te ishte gjalle, Vllaznia do mund t’i kishte 10 kampionate e disa trofe te tjera, por nga Vllaznia u larguan shume lojtare duke shkuar ne ekipe te tjera pastaj jam kthyer prape ne Shkoder ne sezonin 2006/2007 kur president ishte Valter Fushaj. Dhe me Valterin kemi kaluar mire dhe e kam mik sot e kesaj dite.

Intervistoi: Andi GJURGJEJ