Sulmuesi shkodran Bekim Balaj u shfaq protagonist dje ne ndeshjen e Boluspor ndaj Samsunspor duke shenuar dy gola dhe duke i dhuruar fitoren skuadres se tij. Ai ka dhene nje interviste mbreme per emisionin “Zona Gol” ne Superport ku nder te tjera ka folur edhe per Vllaznine.
Kombetarja? Nuk jam lojtar i ri, trajneri më njeh. Kur ka menduar se mund të jap kontribut, me ka grumbulluar. Zgjedhjet mbeten në dorë të trajnerit dhe ne duhet të bëjë më të mirën sa herë që na jepet mundësia.”
Grumbullimi i te rinjve? “Lojtarët që luajnë në Serinë A etj., e meritojnë ftesën në Kombëtare, sepse luajnë në liga të forta. Futbolli të sjell situata ku nuk dëshiron të jesh, por me punë dhe përkushtim mund të arrijmë në Kombëtare”.
E ardhmja: Vllaznia? Ndoshta më shohin në Shkodër më shpesh dhe duan të jem pjesë e Vllaznisë. Të shohim çfarë do të ndodhë, kontrata ime në Turqi është deri në fund të sezonit.
Urimi për Vllazninë: “I uroj fitoren Vllaznisë ndaj Kukësit e sidomos trajnerit Plori, të cilin e kam pasur trajner te moshat e Vllaznisë.”