Nga Endri ÇINARI
Vllaznia nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në javën e 11-të të Superiores. Shkodranët pavarësisht se priteshin me një “marsh” tjetër dje kundër Erzenit, nuk arritën të merrnin pikët e plota. Pasi në fund gjithçka u nda në “paqe” mes kuqebluve dhe miqëve që vinin nga Shijaku.
Autori i golit si zakonisht në këtë sezon për Vllazninë ishte Bekim Balaj. Sulmuesi gjeti rrjetën e 7-të sezonale në minutën e 31-të të ndeshjes. Gol që u arrit nga autogoli i Qarrit në minutën e 69-të pas një gjuajtjeje të Zekës. Por për Balajn goli erdhi me penallti sërish siç ka ndodhur disa herë këtë edicion.
Më saktë kjo ishte penalltia e 5-të e shndërruar në gol nga shtatlarti këtë sezon. Duke vënë kështu një rekord absolut në Superiore deri më tani.
Ku numri 9-të i Vllaznisë ishte në barazim me Kahrimanoviç të Erzenit përsa i përket goditjeve të sakta nga 11 metrat. Të dy futbollistët kishin shënuar nga 4 penallti deri ditën e djeshme.
E ndërsa tani e mban shkodrani “rekordin” e penalltive të shënuara deri më tani. Patjetër që Balaj është futbollisti që ka udhëhequr skuadrën deri më tani. Ku pavarësisht uljeve dhe ngritjeve të kuqebluve, performanca e sulmuesit ka qenë konstante. Por sërish tifozët presin akoma më shumë nga kapiteni, duke ditur cilësitë që ai ka në këmbët e tij.