Sulmuesi shkodran Bekim Balaj ka dale sot ne nje konference per shtyp ne prag te ndeshjeve eliminatore ndaj Islandes dhe Moldavise.
Ai eshte shfaqur optimist per ndryshimet ne pankine dhe frymen e re qe ka sjelle trajneri Reja dhe po ashtu ka folur edhe per menyren e re te te luajturit me dy sulmues, çka do te jete pozitive per te.
“Çdo gjë po shkon mirë dhe po përgatitemi seriozisht. Stërvitja ka qenë intensive dhe përqendrimi ka qenë maksimal, që në këto dy ndeshje të arrijmë formën maksimale.”
Gjërat ndryshojnë sepse është një trajner i ri dhe metodë e re të punuari. Në çdo ekip ndodh kjo gjë. E rëndësishme është që jemi të gjithë të lumtur, ndihemi të lumtur dhe të gjithë po punojmë maksimalisht.
Është hedhur si opsion, por nuk është vetëm ky modul loje. Po shohim opsione të ndryshme dhe trajneri po bën provat e veta. E rëndësishme është që të jemi gati dhe çfarëdolloj skeme për ne nuk ka rëndësi. Në rast se ne japim më të mirën tonë, çdo rezultat është i mundshëm.”
Kombëtarja ka luajtur prej vitesh me një sulmues. Sigurisht që me dy do të jetë më mirë për sulmuesit, pasi bashkëpunimi do të jetë më i madh. E rëndësishmja është që kushdo që luan, si me 1 sulmues si me 2, është që do të jepet maksimumi.
Jemi këtu për interes të përbashkët. Jemi këtu që Shqipëria të arrijë maksimumin në këto dy ndeshje. Ardhja e lojtarëve si Cikalleshi i bën mirë ekipit dhe do ndihmojë akoma më shumë në arritjen e objektivave”- ka thene Balaj.