Vllaznia ne basketboll per meshkuj eshte mundur me rezultatin 68-86 ne finalen e pare ndaj Teutes, e cila eshte luajtur mbremjen e se shtunes ne pallatin e sportit “Ramazan Njala” te Durresit.

Nje ndeshje ku ekipi shkodran ka rezistuar vetem 15-16 minuta sepse me pas, loja e tyre ka rene disi dhe nga kjo perfituan vendasit te cilet e kontrolluan lojen deri ne fund. Kete gje e ka pranuar edhe trajneri Damian Bekteshi.

“E nisem mire ndeshje, ishim agresive dhe kishim ekuiliber si ne sulm ashtu edhe ne mbrojtje. Edhe ne pjesen me te madhe te periodes se dyte beme mire. Me pas, disa gabime tonat i dhane mundesi kundershtarit te fitonte terren dhe ta vendoste lojen nen ritmin e tij.

Sidoqofte duhet te mos e bejme drame dhe ta harrojme sa ma shpejt kete takim. Na pret ndeshja e rradhes ne shtepi dhe aty duhet te bejme shumefish me teper nese duam te zhvleresojme fitoren e Teutes. Ashtu siç e kishte ajo publikun ne krah ne kete ndeshje te pare, edhe ne ne Shkoder se me mbeshtetjen e publikut tone te zjarrte, do te kemi nje performance ndryshe”- eshte shprehur trajneri Bekteshi.

Ndeshja Vllaznia- Teuta do te luhet te merkuren ne oren 19.00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres. Ajo eshte finalja e dyte e kampionatit dhe kuqeblute padiskutim qe do te kerkojne fitoren per te barazuar gjithçka sa i takon numrit te ndeshjeve finale te fituara./SHKODRA-SPORT.COM/