Në takimin me Teutën, tekniku Agim Canaj do të ketë përkrah lojtarëve që ka pasur të gatshëm në përballjen me Skënderbeun edhe dy forca më shumë: kapitenin Amarildo Belisha dhe mbrojtësin e qendrës Klodian Semina. Këta të fundit kanë qenë të pezulluar për shkak të plotësimit të kartonëve të verdhë, kësisoj nuk luajtën në përballjen me Skënderbeun.
Ata rikthehen për ndeshjen me Teutën, duke qenë kështu dy forca më tepër për teknikun Canaj për mbrojtjen dhe mesin e fushës. Nisur nga kjo pritet të ketë lëvizje në formacionin shkodran për ndeshjen me Teutën. Megjithatë kjo duhet parë ngaqë ende nuk dihet se çfarë do ketë në mendje të bëjë trajneri. Mbrojtja shfaqi jo pak probleme edhe në këtë ndeshje dhe kjo jo vetëm marrë si repart por e gjithë skuadra në lojën mbrojtëse. Për këtë arsye, mund të ndryshohet ndonjë gjë por ndoshta në mesfushë kryesisht.