Thursday, January 15, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBellai: Fitorja ndaj Partizanit, shumë e rëndësishme për të ardhmen tonë

Bellai: Fitorja ndaj Partizanit, shumë e rëndësishme për të ardhmen tonë

Vora mposhti Partizanin me rezultatin 1-0. Trajneri Arjan Bellaj, që u largua me karton të kuq pas përplasjes me Gudjufin në fund, foli pas ndeshjes.

Pse nervozizëm? “Dua të kërkoj falje Gudjufit, 1000 herë, janë gjëra që ndodhin që ta mbyll këtë çështje. Faji ishte i imi komplet, prandaj dua të kërkoj të falur. Reagoi duke më rënë te dora te topi, unë duhet të jem më i qetë. Filloi viti mbarë te fusha e re, shtëpia jonë. Që këtej e tutje, rëndësi ka vetëm marrja e 3 pikëve sepse duhet të shfrytëzojmë fushën tonë. Të marrim 3 pikët me rivalët direkt. Ishte pjesë e parë e mirë për ne, pjesë e dytë jo e mirë. Me futjen e Dakës dhe disa ndryshime, i dhamë më energji ekipit duke shtyrë lart dhe duke bërë atë gol që festuan të gjithë.

Zëvendësimet e vonuara? I vonova jo pa qëllim, i kishim folur dhe bërë gati kush do dalë, po duke shfrytëzuar lojtarët që kanë luajtur vjet te kjo fushë. I vonova për këtë qëllim, duheshin bërë më shpejt. E mira është që dhe kur gabojmë ne, na nderojnë futbollistët.

E kishim ndërtuar që të dilnim nga krahët. I dimë cilësitë e Felipes. Zgjodhëm thjesht për të luajtur nga krahët duke shfrytëzuar Gecin. Partizani ishte i fortë në goditjet standarde. Kishte gjithmonë me skema të ndryshme. Rrezikuam te faulli që doli Harizaj dhe hoqi topin Repaj. Kur është Felipe, ne dalim nga qendra. E dimë që Partizani kishte mesfushë të mirë. Nuk kishin finalizimet, por na vuri shumë në vështirësi.

Harizaj titullar? Ne kemi një politikë te klubi që aktivizojmë futbollistë të rinj. Harizaj është me të njëjtat cilësi dhe aftësi si Ruçi. Është risi, që të luajmë pak më shumë duke filluar topin nga prapavija dhe të jemi gjithmonë të qetë. Harizaj shquhet. Është nga ata që duhen marrë për konsideratë, pasi është te Vora për 3 vjet. I ka cilësitë njësoj si Ruçi. Derisa bëjnë mirë, është e mirë për gjithë ekipin dhe politikën e klubit”, u shpreh Bellaj pas ndeshjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments